Mbi veprën
Gjithçka nis me një barsaletë me tre zarfe. “Në një institucion të rëndësishëm zëvendësohet drejtori. Ish- drejtori shkon te drejtori i ri dhe në momentin, që do të largohet i thotë: ‘Të kam lënë tre zarfe, kur të kesh vështirësi hapi njëri pas tjetrit me radhë’. Pas disa muajsh, kur drejtuesi nuk po ia dilte dot hapi zarfin dhe lexoi atë që shkruhej në të: ‘Hidhja fajin atij që ishte para teje’. Kështu drejtori aktual nisi të thotë se fajet i kishte drejtori paraardhës, që i la situatën në atë gjendje. Por, as me fajësimin e drejtorit të parë nuk zgjidh dot gjë. Prandaj, pas dy muajsh hap zarfin e dytë, në të cilin ishte shkruar: ‘Bëj një autokritik dhe shtyje dhe për pak kohë’.
Ndërsa, zarfi i tretë ishte për drejtorin që do të vinte! Autori është marrë vetëm me zarfin e parë, ku pas drejtuesit që është ndarë nga jeta, vendin e tij e zë një tjetër. Dramaturgu r e ka shkruar këtë vepër duke u nisur nga predispozita, që ky drejtues ka dëshirë për të bërë diçka. Por çfarë ndodh në vepër? “Ndodh që drejtuesi i parë, i cili është ndarë nga jeta e që tashmë ka mbetur veçse në një portret, ‘zbret’ nga portreti dhe i drejtohet drejtuesit aktual duke i thënë: ‘Unë për ty nuk kam vdekur! Unë jam këtu i gjallë!”. I gjithë teksti i komedisë zhvillohet në këtë linjë, ku ish- drejtuesi vazhdon që të jetën nëpër këmbë dhe firmos e vepron kudo.Mardhënja e ish drejtorit me drejtorin e ri sjell edhe plot momente komike dhe te sikletshme pasi drejtori i ri eshte i vetmi qe e sheh ate.
Nga kjo situatë përfitojnë, edhe ata që mbahen pas pushtetit me servilizëm,me paaftësi etj.Ne e kemi quajtur “Drama e Idealistit”.Njeriu i cili kërkon dhe dëshiron vërtetë të sjelle ndryshimin por përball “klimës” që ai gjen pas asaj dere lufta bëhet e ashpër dhe e pamundur.
E gjithë shfaqja është mbajtur në grotesk dhe gjuha e folur do të jetë ajo e simbolit.
Ju ftojmë të shohim historinë tonë…
Mbi autorin
Ferdinand Hysi është një dramatug shqiptar. Prej disa dekadash ai ka shkruar disa vepra për teatrin kombëtar në Shqipëri, veprat e të cilit janë vlerësuar me çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ai është vlerësuar nga ETC (European Theatre Convention) duke u shpallur një ndër 120 autorët më të mirë në Europë (Of the 120 best contemporary) shoqëruar dhe me dramat përkatëse përkthyer në gjuhën angleze për veprat “ Një Tablo absurde” dhe “Tri mëndje në ankand “ nga komiteti organizator