Mbi veprën
Në orët e vona të natës, në një stacion autobuzi të harruar në periferi të qytetit të Sidneit, jo larg bregut shkëmbor të oqeanit Paqësor, do të takohen Norm dhe Ahmed për të na treguar një histori të vjetër sa vetë historia e njerëzimit.
Mbi autorin
Alex Buzo ka lindur në Sidnej, Australi, më 23 Korrik 1944. Mbaron shkollën më të famshme “Shkollën Armidale” në Australi, dhe më pas në “Shkollën Ndërkombëtare” në Gjenevë Zvicër, ndërsa studimet e larta i kryeu në Universitetin e New South Wales, ku u diplomua në vitin 1965. Në vitin 2005, u dekorua me titullin “Nderi i Shkronjave” në Universitetin e New South Wales për kontributin e tij në letërsinë Australiane. Aleks Buzo, vjen fuqishëm në letërsinë australiane në vitin 1968, me dramën e parë, “Norm dhe Ahmedi’, që ishte ndër të parët autorë që ngriti diskriminimin e emigrantëve në Australi dhe zgjoi vëmendjen e kombit Australian duke vënë në pah problemet e asaj kohe lidhur me emigrantët. Publiku australian u befasua nga aftësia e tij në idiomat e anglishtes, dhe nga angazhimi i palodhur i Buzos për të reflektuar natyrën e vërtetë të shoqërisë Australiane. Ai është autor i 88 dramave dhe veprave letrare.Veprat e tij janë vënë në skenë në Australi, Angli dhe Amerike dhe sot konsiderohet si një ndër pionierët e Rilindjes së dramës australiane dhe më gjerë të letërsisë anglishtfolëse… Në vitin 1972, Aleks Buzos ju dha “Medalja e Artë në Letërsi” e për dramën e tij “Macquarie”. Aleks Buzo në karrierën e tij përfshin shumë gjini letrare, drama dhe romane, skenare filmash, artikuj etj. Gjithashtu ka shkruar disa libra mbi sportin, gjuhën dhe teatrin.