Mbi veprën
Në qendër të veprës është dëshira e madhe e një xhelati për të arritur famën dhe thyerjen e rekordit paraprak që ka vendosur rivali i tij duke torturuar dhe varur të dënuarit me vdekje. Xhelatët është një nga veprat më të vlerësuara të autorit Martin McDonagh të cilën ne jemi përpjekur ta sjellim në formë sa më të përsosur te publiku shqiptar. Përmes “hakmarrjes” që i bëhet xhelatit “tonë” për një nga varjet e tij mbi një gabim gjyqësor, ne synuam të ngremë pikëpyetje mbi të kaluarën tonë dhe të tashmen tonë akoma më të dhimbshme, e cila di shumë shpesh të na ofrojë dhunë dhe marrje jete.
.
Mbi autorin
Martin McDonagh është dramaturg, skenarist, producent dhe regjisor. Ai është ndër dramaturgët më të mirënjohur irlandezë, fitues i Academy Award për filmin e shkurtër më të mirë, kandidat për tre ‘Academy Award’ të tjera, fitues i tre çmimeve BAFTA në 2018 dhe dy çmimeve ‘Golden Globe’ për filmin e tij “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”. Në teatër është i njohur me Trilogjinë Leenane, Trilogjinë e ishujve Aran, si dhe veprat “
The Pillowman”, “A Behanding in Spokane”,
Hangmen (Xhelatët) dhe “
A Very, Very, Very Dark Matter”.