Erjona Kakeli

Aktore

Performances:

Biografi

Erjona Kakeli përfundoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura (sot: Universiteti i Arteve) në vitin 2001. Ajo është një aktore e njohur e skenës shqiptare dhe pjesë e trupës artistike të Teatrit Kombëtar që prej vitit 2009. Erjona ka interpretuar në mjaft dramë e komedi, ku mund të përmendim: “Të gjithë me huqe” me regji të Gëzim Kames; “Elektra” me regji të Adonis Filipit; “Darka e gabuar” me regji të Fatos Haxhiraj; “Zbutja e kryeneçes” me regji të Elma Doresit; “Opera për 3 grosh” me regji të Mehmet Xhelilit; “Frankeshtain” me regji të Ilir Bokshit; “Tri motrat” me regji të Hervin Çulit; “EQUUS” me regji të Dino Mustafić; “Edipi mbret” me regji të Ilir Bokshit; ” Tag” me regji të Andia Xhungës; “Burka e Medeas” me regji të Ema Andreas etj. Erjona Kakeli është vlerësuar me çmimin Kult si “Aktorja më e mirë” në vitin 2014 për interpretimin e saj në shfaqjen “Ëndrra e një nate vere”. Ajo ka interpretuar gjithashtu edhe në serialin e njohur shqiptar “Skënderbeu” dhe në filmin “Femrat”.

Contact:

info@e.com