Biografi
Genc Shkodrani përfundoi studimet e ciklit të mesëm në në Liceun Artistik “Jordan Misja” për degën “pikturë, skenografi, kostumografi” më 1983. Më 1984, Shkodrani nis studimet e lart, për po të njëjtën degë, në Akademinë e Arteve të Bukura. Viti 1988 e gjen atë si piktor skene dhe kostumograf pranë Teatri Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në 2005, emërohet Drejtor i Produksionin ,po në TKOB. Gjatë kësaj periudhë, ai realizoi skenografi për shfaqje operistike si: “Il Trovatore”, “Karmen”, “Madam Batërfllai”, “Aida”, “Romeo dhe Zhulieta”, “Berberi i Seviljes” etj. Nga viti 2011 deri më 2014, Genc Shkodrani ushtroi funksionin e Drejtorit të Produksionit pranë Teatrit të Komedisë. Më 2014, fillon punë si skenograf në Teatri Kombëtar, funksion që mban edhe sot e kësaj dite. Gjatë kohës së tij në TK, Shkodrani ka punuar dhe realizuar skenografi në produksione mjaft të suksesshme si: “Vrasja e Maratit”, “Familja Tot”, “Mashtrimi”, “Opera për 3 grosh”, “Zbutja e kryeneçes”, “Makbeth”, “Tag”, “Galaksia” etj. Ndër të tjera, ai ka zhvilluar dhe dy ekspozita vetiake me piktura në kavaletë, një në Tiranë dhe një Stamboll.