Luiza Xhuvani

Aktore

Performances:

Biografi

Luiza Xhuvani u diplomua aktore në Akademinë e Arteve (sot: Universiteti i Arteve) më 1986, por në Teatrin Kombëtar filloi punën pas një përvoje 2-vjeçare në Estradën e Sarandës. Ende studente, fillon karrierën si aktore filmi me “Dhe vjen një ditë” (Infermierja) dhe “Flutura në kabinën time” (Flutura) të V. Priftit, me të cilin fiton kupën si ‘Aktorja më e mirë’ në Festivalin e Filmit, të vitit 1985, “Fjalë pa fund” (Magdalena) i S. Pecanit, “Hetimi vazhdon” (Hetuesja), “Rrethi i kujtesës” (Mbesa) i E. Musliut, “Muri i gjallë” (Rozafa) i M. Fejzos. Në Teatrin Kombëtar interpreton vazhdimisht role protagoniste, si në dramat “Unë dhe Mefistofeli” (Margarita) të B. Hoxhës, “Dhelpra dhe rrushi” (Klea) të Figueiredos, “Dasëm gjaku” (Nusja) të Lorkes, “Rikardi III” (Ledi Ana) të Shekspirit, “Kati VI” të Alfred Zheri, “Këngëtarja tullace” (Misis Martin) të Ioneskos dhe komeditë “Valsi i Titanikut” (Xhena) e “Oportunesku” të Mushateskut, “Kopshti me dallendyshe” (Maria) të Cikliropulosit, “Armiku i popullit” (Pietra) të Ibsenit, “Pulebardha” (Nina) të Çehovit, “Cilindri” (Rita) të De Filipos, regjisor Kastriot Çipi dhe “Kapitulli i dytë” (Xheni) të Sajmonit, regjisor Mehmet Xhelili me të cilin fiton Çmimin si “Aktorja më e Mirë” në Festivalin e Aktrimit, Apollon 2004, në Fier.

Contact:

info@teatrikombetar.gov.al