Armand Bora

Regjisor

Performances:

Biografi

Armand Bora përfundoi studimet e ciklit të mesëm në Shkollën Artistike “Naim Frashëri” në Vlorë në vitin 1985. Më 1987, pranohet në Akademinë e Arteve dhe pas diplomimit në vitin 1991 punon 8 vjet si regjisor i lirë. Gjatë kësaj kohë, realizoi disa shfaqje teatrore si:” Tri mendje në ankand” (Fituese e 3 çmimeve në Festivalin e Teatrit në ’95), ” Dashuria e Kapitenit”, “Kohë të përziera”, “Aziloidi dhe qyteti kundër minjve” (Fituese e një çmimi në Festivalin e Teatrit ’95), “Rinoceronti”, “Larg Otrantos” etj. Prej vitit ’99 deri më 2005, Bora punon si regjisor në Teatri e Operas dhe Baletit, ku drejton me sukses shfaqjet “Dasma e Figaros”, “Bohena”, ” West side story”, “L’elisire d’amore”. Në vitin 2001 realizon dhe filmin e tij të parë, “Valsi”. Nga viti 2005-2017 kryen funksione të ndryshme si Drejtori i Teatrit Kombëtar, Drejtor Promocion Marketingu pranë Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Drejtor i Prodhimit dhe Programacionit pranë Televizionit Planet etj. Përgjatë kësaj periudhe vazhdon të jetë regjisor në shfaqjet “Ditari i një ambasadori”, “Arturo Ui”, “Individi”, “Princi i Vogël” etj. Armand Bora ka shpalosur talentin e tij dhe në dramaturgji me veprat: “Ata hyjnë pa trokitur”, “Qejharrami”, “Eksperimenti”, “Domino” etj Më 2019, vë në skenë shfaqjen “Norm dhe Ahmed”, produksion i Teatrit Kombëtar, nga autori me origjinë shqiptare Alex Buzo.

Contact:

info@s.com