Biografi
Naun Shundi lindi në Tiranë më 3 shkurt 1959 në Tiranë. Diplomohet për regjisur në shkollen e Mesme te Kultures (1977). Më 1983 diplomohet „aktor“ në Institutin e Larte te Arteve (sot Akademia e Arteve). Sapo përfundon studimet, emërohet aktor në Teatrin Popullor, sot Kombëtar (1983). Punoi si petagog i mjeshtërisë së aktorit, regjisurës dhe fjalës artistike në degën e regjisë në Akademinë e arteve (1993-2000). Më 1995 Specializohet për regji pranë Teatrit Kombëtar Bukuresht dhe Katedrës së Regjisë në Akademinë e Teatrit dhe të Filmit në Bukuresht. Aktualisht aktor në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Ka realizuar rreth 70 role dhe 8 venie regjisoriale. Ka shkruar dhe vënë në skenë vepra si autor dhe regjisor dhe si skenarist në disa filma. Po përmend disa nga rolet në teatër „Përballë vetes“ (roli i parë nga ku edhe u vlerësua me cmimin e tretë, me figurën e Kalamit), Linke ne veprën „Kryqi i Bardhe“, Cezari në „Nate me hene“, Luixhi te “Zgjimi”, “Ezopi” në rolin e Figueredo, Aldo te “Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri”, Fando te “Fando e Lis”, Urani te “Zoti godet me putër”, Martin te “Këngëtarja tullace”, Bepe- Damian te “Oportunesku”, Skulptori te „Tiranozauri“, Aktori te“Në katin e dytë është parajsa“, Zambeta te „Kopshti me dallëndyshe“ „Jo të gjithë hajdutët vijnë për të vjedhur“, Gill Korri te „Shtrigat e Salemit“, „Kontrata“, Maikell te „Fishkëllimë në errësirë“,„oficeri te Darka e gabuar“, „Mysafiri i mallkuar“, Faik Konica te „Ëndrra e Ismail Qemalit“, “Henry IV, Doktori te “Pleshti në vesh”,Fedor Kulygin te „Tri Motrat“, Janaqi te „Pushteti i grave“, „Nata Arabe“, Grumio te „Zbutja e kryeneçes, Postjeri te „Tag“. Në regjisurë vecojmë: „Jo seks, ju lutem, jemi britanike“ ,“Epopeja e Supes“ „Gjethja“„Na mbyten hajdutet““Nderi i Kombit” „XXL Televizion“„Te gjithe jane te çmendur“ (Autor/Regjisor), „Misto“ (Autor, regjisor) . Filmat: „Letra ere“, “Sekretet” asistent regjisor, Bashkëskenarist dhe aktor te filmi “Ana“,“Koha e Kometes”, „Diptik“, „Tunel“. Shundi ka qënë pjesë edhe e emisioneve satirike televizive si „Shkruaj në Akull“ „ Unë kam mendimin tim, ti tund kokën tënde“, emisione radiofonike si dhe filma artistik televiziv : „Pocari“, „Trapi i vjetër (aktor bashkë regjisor ), „C‘u nise nga Drashovica“ etj …. Më 2005 ka ushtruar detyrën e drejtorit të radios „Euro Star“.