Biografi
Anila Bisha kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot: Universiteti i Arteve), dega ‘dramë’, mes viteve 1987 dhe 1991. Shumë shpejt u bë një aktore mjaft e pëlqyer për ekranin. Ajo është aktore pranë Teatrit Kombëtar, pa shkëputje, që prej vitit 1991. Në 2005-2007, ka qenë pedagoge e jashtme pranë Akademisë së Arteve (sot: Universiteti i Arteve). Rolet e saj janë në skenën e teatrit janë të shumta, ku përmendim disa prej tyre: “Besa” (1991); “Vizita e damës plakë” (1992); “Kush vjedh një këmbë ka fat në dashuri” (1992); “Ishulli i çmendur” (1993); “Lojra në oborrin e pasëm” (1995); “Shtëpia në bulevard” (1996); “Gënjeshtari” (1998); “Ali Pashë Tepelena” (2002); “Rëshajet” (2003); “Karnavalet” (2003); “Babai” (2006); “Këmbanat e muzgut” (2007); “Fishkëllim në errësirë” (2008); “Këngëtarja tullace” (2009); “Romancë dashurie” (2010); “Ëndrra e Ismail Qemalit” (2012); “Liri në Bremen” (2014); “Ëndrra e një nate vere” (2015); “Tri motrat” (2016); “Opera për tre grosh” (2017) etj. Gjithashtu, për interpretimet e saja, Anila Bisha është fituese e 3 kupave.