Biografi
Edin Mustafić (i njohur me emrin Dino Mustafić) u diplomua në Akademinë e Arteve Skenike në Sarajevë, dega e regjisë. Ndërsa degën e letersisë e ka mbaruar në Universitetin e Filozofisë në Sarajevë. Ai ka ushtruar profesionin e tij si regjisor në shumë teatro dhe vende të ndryshme si: Paris, Sofje, Bratisllavë, Beograd, Rieka, Trieste, Split, Maribor, Nova Gorica, Cetinje, Zagreb, Ljubljana, Shkup, Prishtinë, Podgoricë etj. Shfaqjet e tij kanë depërtuar në Amerikë, Afrikë, Azi dhe janë luajtur në gjuhë të ndryshme, kanë marr çmime të ndryshme nëpër festivale kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në vende si: Mexico City, Kairo, Alexsandria, Rome, Firence, Venecia, Madrid, Frangfurt, Minhen, Bogota, Bratislave, Olso, Viena, Toronto, Gvadalahara, Paris, Nica, Londër, Stokholm, Stamboll, Sibi, Varna, Vratsa, Blagoevgrad, San Jose, Budva, Rijeka, Udine, Zagreb, Novi Sad, Subotica, Niksic, Beograd, Ljubljana, Shkup, Bursa, Modena, Solun, Skien,Ulan Bator, Kisinjev etjNga janari 2003 deri në dhjetor të 2005 ka qënë drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Sarajevës. Është profesor në “ ASU” ( Akademia e Artit Skenik) dhe “SAFA” (Akademia e Filmit Sarajevë). Ai ka qënë një ndër drejtuesit kryesor të festivalit të teatrit më të vjetër në rajon, festivalit ndërkombëtar “MESS” nga 1997-2016, të cilin e ka ribërë si festival me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij, mbas rrethimit të Sarajevës. Ai është themelues i teatrit “MESS” – skena MESS dhe “ MESS Dance Company”.
. Shfaqja “Nata e Helverit”, e cila u luajt në teatrin e “Komerngo 55” hyri në historinë e teatrit boshnjak. Kjo shfaqje ka marrë 23 çmime në rangun ndërkombëtar dhe renditet si një prej shfaqjeve që ka marrë më shumë çmime. Ai ka bërë regjinë e më shumë se 70 pjesëve teatrale, të shkrimtarëve klasik dhe bashkohor, si regjisor filmi, ai ka bërë shumë filma dokumentar, me të cilët ai mori pjesë në festivale të filmave dokumentar të njohur dhe me filma me metrazh të gjatë.
“Remake” premier botërore në Roterdam film festival 2003. Është renditur si një ndër pesë filmat më të mirë të festivalit, pastaj është prezantuar në më shumë se 40 herë në festivale ndërkombëtare dhe ka marr cmime ne Minhen dhe San Francisco.