Trupa e Teatrit Kombëtar ftohet në Festivalin Ndërkombëtar “Mettre en scène 2017” në Rennes
Teatri Kombëtar ftohet nga Teatri Kombëtar i Bretanjës të marrë pjesë me shfaqjen “Lukrecia Borxhia”, me regjisor Eric Vigner, në festivalin «Mettre en scène » në datat 7-14 Nëntor 2017, që organizohej në qytetin Renne, në Francë. Festivali ka si qëllim promovimin e shkëmbimit kulturor dhe zhvillimin e mirëkuptimit e bashkëpunimit midis vendeve. Gazeta prestigjoze “Libèration” i kushton shfaqjes “Lukrecia Borxhia” një artikull të plotë duke nxjerrë në pah veçantitë e kësaj shfaqje.