Teatri Kombëtar

Njoftim për vende të lira pune

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:

Specialist  Marketingu

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në fushën e marketingut  dhe  kerkesat e veçanta si më poshtë :

Kerkesa te veçanta per kandidatet

  • Të ketë Diplomë Universitare në Degën Menaxhim Biznes/ Ekonomik/ Marketing/ Menaxhim Arti.
  • Të ketë përvojë pune mbi 3 vjet në marketing
  • Të jetë domosdoshmërisht njohës i mirë i gjuhës angleze, por dhe e gjuhëve të tjera.
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike.
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.

Paga e pozicionit: është në kategorinë  IV-a  (49.000 lekë +2%) të pagës së grupit  për çdo vit vjetërsie).

Paraqitja e dokumentave:

Aplikimi fillon në datë 27.04.2021 dhe përfundon më datë 17.05.2021 ora 14.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit.

Aplikanti do të dorëzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtarë në adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri” Skena e Re ArTurbina, Tiranë” tel. 042 22 89 33 në sekretarinë e T.K,  këto dokumenta:

  • Kërkesë me shkrim per pozicionin e punes se shpallur
  • Curriculum vitae
  • Fotokopje e një dokumenti identifikimi
  • Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Deshmi e gjëndjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
  • Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
  • Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.

KONKURIMI:  Është i hapur

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund t‘i gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al