NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Njoftim për vende të lira pune
Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “ Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:
Drejtor i Prodhimit
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë i ligjeve në fushën e marketingut dhe kerkesat e veçanta si më poshtë :
Kerkesa te veçanta per kandidatet
- Të ketë Diplomë Universitare Administrim/ Menaxhim Biznesi, Universitetin e Arteve/ Dega Skenografi, Pikturë & Skulpturë, Regjisurë, Akitekture (Arkitekt Skene).
- Të ketë përvojë pune mbi 3 vjet në menaxhimin e produksioneve teatrale.
- Të ketë njohuri bazë të programeve kompjuterike.
- Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup,
- Të ketë njohuri në një gjuhë të komunitetit europian.
Paga e pozicionit: është në kategorinë III-a (80.800 lekë +1%) të pagës së grupit për çdo vit vjetërsie).
Paraqitja e dokumentave:
- Kërkesë me shkrim per pozicionin e punes se shpallur
- Curriculum vitae
- Fotokopje e një dokumenti identifikimi
- Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
- Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
- Fotokopje të librezës së punës.
- Deshmi e gjëndjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
- Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
- Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
Aplikimi fillon në datë 24.05.2021 dhe përfundon më datë 14.06.2021 ora 14.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit.
Aplikanti do të dorzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtarë adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri” ( ArTurbina) Tiranë” cel. 042 22 89 33, (në sekretarinë e T.K) këto dokumenta:
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.
KONKURIMI: Është i hapur
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar www.teatrikombetar.gov.al
DREJTORIA E TEATRIT KOMBËTAR