Teatri Kombëtar

Ju njoftojmë se veprat e përzgjedhura nga Teatri Kombëtar të cilat do i nënshtrohen leximit artistik, në edicionin e katërt të “Netët e Leximit të Dramës Shqipe”, janë:

“Djali me fytyrë zogu” nga Arian Krasniqi

“Muslimani” nga Enver Petrovci

“Çiftet” nga Naun Shundi

“Pallati i ëndrrave”  nga Altin Basha

“Pahintikë në endërr” nga Xhabir Ahmeti

“Prefekti” (rikonceptim)  nga Besim Levonja

“Kujtime të plagosura” (Mea Culpa) nga Diana Çuli

“Duke pritur Gobon” nga Armand Bora

Në muajt në vazhdim do ju njohim edhe me grupimin e dytë të veprave të përzgjedhura. Të kushtëzuar prej pandemisë aktiviteti  “Netët e Leximit të Dramës Shqipe IV” do të zhvillohet online dhe do të shtrihet gjatë gjithë vitit 2021. Veprat më të mira të këtij edicioni do të jenë pjesë e kalendarit artistik për vitin 2022, me shpresën që skenat e Teatrit të rihapen.