CIKLI EDUKATIV “LEKSIONE PËR TEATRIN”
Të dashur miq,
Teatri Kombëtar prezanton ciklin e ri edukativ “Leksione për Teatrin”, një aktivitet në kuadër të programit “Edukimi mbi dhe përmes kulturës”, në bashkëpunim me Ministria e Kulturës , MASH – Ministria e Arsimit dhe 10 shkollave të mesme të kryeqytetit.
Objektivi kryesor i këtij cikli është edukimi i brezave të rinj mbi historinë e teatrit shqiptar dhe atij botëror, si dhe njohjen me figurat që kanë një kontribut të veçantë në zhvillimin e tij. E gjithë kjo do të trajtohet në temat e përzgjedhura me mjaft përkushtim nga personalitete të njohura të fushës së artit skenik në vendin tonë si: z. Dritan Boriçi (Aktor i Teatrit kombëtar), z. Josif Papagjoni (Kritik i njohur arti), znj. Driada Dervishi (Regjisore pranë Teatrit “Aleksandër Moisiu”) dhe z. Spiro Duni (Regjisor i Teatrit Kombëtar). Leksionet do të regjistrohen, në formatet që aplikohen sot në mbarë botën, dhe do të transmetohen në vazhdim, duke shërbyer si një platformë edukative për studentët, dhe sidomos atyre të artit skenik. Në vijim të këtij cikli, Teatri Kombëtar planifikon të sjellë dhe figura të shquara ndërkombëtare, duke i dhënë mundësi të rinjve të njohin nga afër praktikat më të mira që implementohen sot në teatrin europian e më gjerë.
Duke filluar nga data: 15 Nëntor 2021 | Ora 12:00
Salla e vogël | ArTurbina