FERMA E KAFSHËVE

10

July

Mbi veprën

Një Revolucion ndodh në Fermën Menër. Kafshët ngrihen kundër njeriut  pronar dhe marrim kontrollin e fermës. Por dikush duhet ta zërë vendin e drejtuesit të fermës, e të gjithë bien dakord se duhet ta marrin kafshët më të zgjuara të fermës : Derrat. Napoleoni është derri që bëhet udhëheqësi kryesor i fermës, fillimisht me tone entuziaste vëllazërie e barazie, ai i bind se është e afërt rruga drejt të ardhmes së lirë, ku do të punojnë të gjithë vetëm për vete, larg babëzisë së njeriut. Nuk kalon shumë dhe parimet e premtuara kthehen në vargonj që i lidhin kafshët edhe një herë. Të gjitha kafshët janë të barabarta. Por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat. Alegoria therëse e George Orwell e shkruar në vitin 1945, mbetet një nga veprat më të forta të anës të errët të historisë të shek. XX-të. Edhe pse Ferma e kafshëve simbolizoi Rusinë dhe Bashkimin Sovjetik nën drejtimin e Partisë Komuniste, ajo përfaqëson çdo shoqëri njerëzore, qoftë ajo kapitaliste, socialiste, fashiste, apo komuniste, dhe mbetet prej më shumë se shtatëdhjetë vitesh një satirë e idealizimit të barazisë që korruptohet nga pushteti.

Mbi autorin

George Orwell (pseudonim për Eric Blair [1903-50]) u lidh në Bengal dhe u shkollua në Eton. Pas shërbimit në Policinë Perandorake Indiane, ai u kthye në Europë dhe e fitonte jetesën duke shkruar novela dhe ese. Në thelb, ai ishte një shkrimtar politik, i cili e fokusoi vëmendjen në epokën e tij, një njeri me ndjenja të thella dhe urrejtje të thellë. Një kundërshtar i totalitarizmit, ai i shërbeu forcave Lojaliste në Luftën Civile Spanjolle. Krahas veprës së tij klassike ‘Ferma e Kafshëve’, punët e tij përfshijnë një novelë bazuar në eksperiencat si polic kolonial, ‘Burmese Days’; dy studime të drejpërdrejta mbi varfërinë, ‘Down and Out in Paris and London’ dhe ‘The Road to Wigan Pier’; një raport i eksperiencave të tij në Luftën Civile Spanjolle, ‘Homage to Catalonia’; dhe novela e jashtëzakonshme e profecisë politike, tituli i së cilës u bë pjesë e gjuhës sonë, ‘1984’.