NJOFTIM PËR PUBLIKUN
Të dashur miq të Teatrit,
Me kënaqësi, ju njoftojmë se, më datë 15 Tetor 2021, ArTurbina rihap dyert e saj për të mirëpritur publikun. Komedia EDMOND, kryevepër e Alexis Michalik, me regji të Indrit Çobanit dhe Andia Xhungës, është shfaqja e parë që mbahet në ambientet e ArTurbinës, që prej fillimit të pandemisë, në Mars të vitit të kaluar…
Ne kemi dezinfektuar sallën e madhe te ArTurbina për të mirëpritur rikthimin e audiencës dhe kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për respektim e masave Anti-COVID. Por duhet një përpjekje e përbashkët për të luftuar këtë ‘armik të padukshëm’ dhe të gjithë spektatorëve i kërkohet të respektojnë protokollet e miratuara për parandalimin e përhapjes të infeksionit COVID-19, bazuar në Urdhërin nr. 270/2, datë 30.06.2021, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA DHE KUFIZIMIN PËR PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË COVID-19” (E ndryshuar).
Gjithashtu, salla e madhe do të jetë me kapacitet të reduktuar, në mënyrë që të respektojmë rregullat e distancimit social.
Prandaj dhe ju ftojmë të nxitoni për të rezervuar vendin tuaj për këtë komedi fantastike të Alexis Michalik.
Le të festojmë së bashku me përgjegjshmëri rihapjen e sallës…