Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit “Moisiu On”
Të dashur miq dhe dashamirës të Teatrit!
Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit “MOISIU On” mbërriti në fund të rrugëtimit të tij.
I falenderojmë pa masë të gjithë pjesëmarrësit, që me shfaqjet e tyre të mrekullueshme, ishin pjesë e këtë festivali të parë në llojin e tij. Falenderojmë gjithashtu publikun mbarëshqiptar që na ndoqi që prej datës 23 Shkurt e deri më sot. Falenderojmë sponsorat tanë që me mbështetjen e tyre bënë të mundur realizmin e këtij Festivali.
Duke shpresuar që Festivali i ardhshëm të na gjejë në shtëpinë e vërtetë të Teatrit, në skenë, po ju njohim me fituesit e këtij edicioni të parë të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit “MOISIU On”:
Çmimi | Fitues/e |
Shfaqja më e mirë | Galaksia (skena nga një ekzekutim) |
Regjia më e mirë | Dino Mustafic |
Aktori më i mirë protagonist | Gëzim Rudi |
Aktorja protagonist më e mirë – | Olta Daku |
Aktori joprotagonist më i mire | Gert Ferra |
Aktorja joprotagoniste më e mirë | Arta Muçaj |
Aktori/Aktorja i ri më i mire | Igli Zarka & Silvio Goskova |
Çmimi i karrierës | Bujar Lako (postmortem) |
Ju kujtojmë që për shkak të fluksit të komenteve/votave, Çmimi e Publikut do të vendoset pas numërimit të të gjithë komenteve/votave të vlefshme dhe do të postohet në faqen e Facebook të Teatrit Kombëtar dhe teatrove të tjerave pjesëmarrëse.
Suksese gjithë fituesve të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit “MOISIU On”!
#FMTMOISIUOn
#teatrivazhdon
#sëshpejtinëskenë