THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTE ARTISTIKE (JANAR-QERSHOR 2023)
Të nderuar,
Teatri Kombëtar njofton të gjithë regjisorët shqiptarë dhe të huaj që, duke filluar nga data 04.01.2023 deri më 16.01.2023, ora 10:00, të paraqesin pranë sekretarisë së Teatrit Kombëtar propozimet e tyre për sezonin artistik 2023.
Propozimet e tyre duhet të jenë të shoqëruara me:
- Tekstin origjinal ose të përshtatur të veprës artistike. Teksti duhet të jetë i printuar në 3 (tre) kopje (format A4, shkrim Times New Roman, madhësia 12) dhe të dërgohet në versionin elektronik në adresën zyrtare: info@teatrikombetar.gov.al.
- Sinopsin e veprës artistike, shoqëruar me një koncept-ide mbi imazhin regjisorial (jo më tepër se 2-3 faqe A4).
- Një përfytyrim paraprak mbi shpërndarjen e roleve të veprës artistike.
- Një përllogaritje të përafërt mbi buxhetin e veprës artistike (shpenzime skenografie, shpenzime kostumografie, elementë të tjerë të domosdoshëm).
- Plotësimin e Formularit bashkëngjitur.
DREJTORIA E TEATRI KOMBËTAR