Teatri Kombëtar

Teatri Kombëtar shpalljen e thirrjen për të gjithë dramaturgë shqiptarë për prezantimin e një vepre të re për periudhën e komunizmit dhe fenomenet që lidhen me të (persekutimet, burgosjet, përgjimet, internimet, gjyqet false, etj.), duke filluar nga data 10.01.2023 deri më 13.02.2023, ora 10:00.

Dramaturgët/autorë duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë së Teatrit Kombëtar:

1) 1 (një) sinops të veprës me tematikën e kërkuar, së bashku me formatin elektronik në adresën zyrtare të e-mail(it) info@teatrikombetar.gov.al

2) 1 (një) Curriculum Vitae (CV) të dramaturgut/autorit , së bashku me formatin elektronik në adresën zyrtare të e-mail(it) info@teatrikombetar.gov.al


E RËNDËSISHME:  Mungesa e një elementi të kërkuar në këtë thirrje përbën shkak për skualifikim.

DREJTORIA E TEATRI KOMBËTAR