Teatri Kombëtar

Mbështetur në Rregulloren e Brendshme të Teatrit Kombëtar dhe Vendimin e Bordit Artistik, nr. 248 prot. datë 27.03.2023 shpallim të hapur thirrjen për audicion për projektin “Ëndrra ime, Rina” nga autori Pëllumb Kulla dhe regji nga Spiro Duni, ku kërkohen aktorë me specifikat e mëposhtme:   

  • Femër, mosha skenike rreth 50 vjeç
  • Femër, mosha skenike rreth 20-30 vjeç
  • Mashkull, mosha skenike rreth 50 vjeç   

Audicioni do të zhvillohet në datën 14 prill 2023, duke filluar nga ora 11:00, në sallën “Central 400” pranë ArTurbina.