THIRRJE PËR AUDICION PËR PROJEKTIN “TK RIN ART 2023”
Mbështetur në Rregulloren e Brendshme të Teatrit Kombëtar dhe Vendimin e Bordit Artistik, nr. 248 prot. datë 27.03.2023 shpallim të hapur thirrjen për audicion për projektin “TK RIN ART 2023”, ku kërkohen 9 regjisorë të rinj për vënien në skenë të 9 shfaqjeve konkurruese në Festivalin e të Rinjve “TK RIN ART” (Edicioni VI).
Audicioni do të zhvillohet në datën 18 prill 2023, duke filluar nga ora 11:00, në sallën “Central 400” pranë ArTurbina.