NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE
Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, e ndryshuar, Kodit të Punës e ndryshuar, të ligjit nr.7961, dt. 12.07.1995 e ndryshuar, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “ Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:
MJESHTËR I SKENËS
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në fushën e mekanikës dhe kerkesat e veçanta si më poshtë :
Kërkesa te veçanta për kandidatët
- Të ketë arsimin e mesëm profesional mekanik, apo të tjera brenda fushës së mekanikës.
- Të ketë përvojë pune mbi mbi 3 vjet si saldator, hidraulik dhe teknik mirëmbajtje të pajisjeve të skenës.
- Të jetë i pajisur me Leje Drejtimi për automjet
- Të ketë njohuri shumë të mira të vizatimin teknik, zbërthimin në detaje të vizatimeve.
- Të njohë makineritë dhe mjete të tjera që kanë të bëjnë me realizimin e dekorit me konstruksion metalik, të njohë edhe materialet që kanë të bëjnë me drurin, etj.
- Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe i aftë për të punuar në grup.
Paga e pozicionit: është në kategorinë IX, (47 000 lekë +1%) të pagës së grupit për çdo vit vjetërsie), si dhe 11 500 lekë vështirësi, 10 000 lekë shtesë për natyrë të veçantë pune.
Paraqitja e dokumentave:
Aplikimi fillon në datë 14.07.2023 dhe përfundon më datë 03.08.2023 ora 14.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit.
Dokumentat dorëzohen pranë Protokollit të Teatrit Kombëtar, në adresën;
Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri”, Godina “ArTurbina” Tiranë.
Dokumentat e kërkuara
- Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
- Curriculum vitae
- Fotokopje e një dokumenti identifikimi
- Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
- Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
- Leje Drejtimi për automjet
- Fotokopje të librezës së punës.
- Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresa e plotë të vendbanimit.
- Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.
KONKURIMI: Është i hapur
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar www.teatrikombetar.gov.al
KOMISIONI I HARTIMIT TË DOKUMENTACIONIT DHE VLERËSIMIN E KANDIDATËVE APLIKUES PËR VËNDET VAKANTE NË TEATRIN KOMBËTAR