NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Nr.562 Prot. Tiranë, më 21. 05.2024
NJOFTIM PËR VENDE VAKANTE NË TEATRIN KOMBËTAR
Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “ Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:
BILETASHITËSE
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, të njohë Kodin e Punës dhe Kodin e Etikës në Administratën Publike, si dhe kërkesat e veçanta si më poshtë :
KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT
- Të ketë kryer arsimin e Mesëm të Përgjithshëm ose Profesional ekonomik, të vërtetuara me diplomën përkatëse.
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.
- Të menaxhojë me përpikmëri, pa mbivendosje, vendet e publikut në Sallë.
- Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
- Të jetë korrekt dhe të marrë përgjegjësi në marrëdhënie me publikun dhe stafin e TK
- Të ketë aftësi të mira komunikimi me spektatorin, si dhe për të punuar në grup.
- Të ketë njohuri të një gjuhe të huaj të Komunitetit Europian
- Të ketë njohje mbi Programet bazë të kompjuterit
- Kandidati preferohet të jetë i gjinisë femërore.
Paga e pozicionit: është në kategorinë -II-, paga bazë 41 000 lekë + 1% të pagës bazë për çdo vit vjetërsie, plus 6 000 lekë nga shkalla e vjetërsisë në punë.
Komisioni vendosi që të bëjë shpalljen e Vendit Vakant në datën 21 Maj 2024.
- Aplikimi fillon në datë 22.05.2024 dhe përfundon më datë 11.06.2024 ora 16.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit.
- Aplikanti do të dorzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtar, në adresën: Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri”, Godina “ArTurbina”, Tiranë”.
DOKUMENTAT E KËRKUARA:
- Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
- Curriculum vitae
- Fotokopje e një dokumenti identifikimi
- Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
- Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
- Fotokopje të librezës së punës.
- Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresa e plotë të vendbanimit
- Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit, duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
- Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.
KONKURIMI: Është i hapur
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar www.teatrikombetar.gov.al
KOMISIONI I HARTIMIT TË DOKUMENTACIONIT DHE VLERËSIMIN E KANDIDATËVE APLIKUES PËR VËNDET VAKANTE