Teatri Kombëtar

Të nderuar, 


Ju njoftojmë për Workshop-in intensiv nga regjisori Davide Iodice, i cili  planifikohet të mbahet pranë sallës ‘Centrali 400’ te arTurbina nga data 3 – 8 korrik 2024, për të finalizuar përzgjedhjen e artistëve në kuadër të produksionit Faust Life (titull provizor).


Mosha e kërkuar për kandidatin/kandidaten: deri në 40 vjeç.

Kandidati/Kandidatja duhet të dërgojë brenda datës 03 qershor 2024, ora 12:00, në adresën e-mail (faustlifeiodice@gmail.com) dhe për dijeni (në CC) në adresën e-mail (info@teatrikombetar.gov.al) materialet/dokumentat si më poshtë: 


• Biografi e shkurtër personale (italisht ose anglisht)

• C.V. profesionale (italisht ose anglisht)

• Foto në plan të parë dhe figurë të plotë

• Video e shkurtër me interpretim (shqip, italisht ose anglisht) nga një fragment (1 faqe) i veprës “Fausti” i Gëtes. Në rast të interpretimit në gjuhën shqip duhet të dërgoni fragmentin e përkthyer në italisht ose anglisht, ose të vendosni titrat e sakta në materialin video që do të dërgoni.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave/materiale dhe mosrespektimi i afatit sjell skualifikim të kandidatit/kandidates.