Teatri Kombëtar

Nr.659 Prot.                                                                                   Tiranë, më ­­20. 06.2024

NJOFTIM PËR VENDE VAKANTE NË TEATRIN KOMBËTAR

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:

SPECIALIST MARKETINGU

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në fushën e grafikës, dizajnit dhe imazhit, fotografisë dhe vidio montazhit, të njohë  Kodin e Punës dhe Kodin e Etikës në Administratën Publike, si dhe  kërkesat e veçanta si më poshtë :                                                                          

            KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

  • Të ketë Diplomë Universitare në Degën Menaxhim Biznes/ Ekonomik/ Marketing/ Menaxhim Arti / Universitati i Arteve.
  • Të ketë  përvojë pune, preferohen kandidatë me mbi 3 vjet pune.
  • Të jetë domosdoshmërisht njohës të mirë të gjuhës anglezë, por dhe e gjuhëve të tjera.
  • Të  ketë njohuri të mira kompjuterike.
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.

Paga e pozicionit: është në kategorinë  IV/ 2, paga bazë  70 000 lekë + % të pagës bazë për vjetërsinë në punë, në përputhje të VKM Nr. 325, datë 31.05.2023.

Aplikimi fillon në datë 21.06.2024 dhe përfundon më datë 11.07.2024 ora 14.00. Pesë ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit.

  1. Aplikanti do të dorzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtar, në adresën: Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri”, Godina “ArTurbina”, Tiranë”.

DOKUMENTAT E KËRKUARA:

  • Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
  • Curriculum vitae
  • Fotokopje e një dokumenti  identifikimi
  • Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
  • Një  numër telefoni si dhe adresa e plotë të vendbanimit
  • Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit, duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
  • Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.

KONKURIMI:  Është i hapur

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al

KOMISIONI  I  HARTIMIT  TË DOKUMENTACIONIT DHE VLERËSIMIN E KANDIDATËVE  APLIKUES  PËR  VËNDET  VAKANTE