NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Nr. 638 Prot. Tiranë, më 27.06.2025
Lënda: Njoftim për vende të lira pune
Të nderuar,
Teatri Kombëtar , dërgon në faqen e saj zyrtare www.teatrikombetar.gov.al njoftimin për vende t lira pune.
Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit Nr.90 datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore”, Ligjit Nr.9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20 të Ligjit Nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:
PUNONJËSE SHËRBIMI (SANITARE)
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, të njohë Kodin e Punës dhe Kodin e Etikës në Administratën Publike, si dhe kërkesat e veçanta si më poshtë:
KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT.
- Të ketë mbaruar Arsimin e Mesëm .
- Të ketë eksperiencë pune në këte fushë.
- Të jetë korrekte në zbatimin e orareve të punës sipas Kodit të Punës.
- Të zbatojë me përpikmeri detyrat për këtë pozicion pune.
Paga e pozicionit: është në kategorinë III me pagë bazë 41800 lekë .
Komisioni vendosi që të bëjë shpalljen e Vendit Vakant në datën 30.06.2025
- Aplikimi fillon në datë 30.06.2025 dhe përfundon më datë 29.07.2025 ora 16:00.
- Aplikanti do të dorëzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtar, në adresën: Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri”, Godina “ArTurbina”, Tiranë”.
DOKUMENTAT E KËRKUARA:
- Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
- Curriculum vitae
- Fotokopje e një dokumenti identifikimi
- Fotokopje e diplomes së shkollës së Mesme.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresa e plotë të vendbanimit
- Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.
KONKURIMI: Është i hapur
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar www.teatrikombetar.gov.al
KOMISIONI I HARTIMIT TË DOKUMENTACIONIT DHE VLERËSIMIN E KANDIDATËVE APLIKUES PËR VËNDET VAKANTE PRANË TEATRIT KOMBËTAR.