Njoftime

NJOFTIM

NJOFTIM

Teatri Kombëtar i bën thirrje të gjithë artistëve të skenës së pavarur të paraqesin pranë sekretarisë së Teatrit Kombëtar ose në adresën e e-mailit info@teatrikombetar.gov.al , duke filluar nda dita e sotme, 30 Maj 2018 deri më 30 Qershor 2018, projektet e tyre artistike të cilat kërkojnë mbështetjen e Teatrit Kombëtar në infrastrukturë (salla, ambientet e punës,teknika etj.) dhe që duan të jenë pjesë e kalendarit artistik të Teatrit Kombëtar për sezonin e ardhshëm 2018-2019.
Ju lutemi të paraqesni të dhënat e mëposhtme:
-Periudha kohore e parashikuar për ngritjen në skenë të veprës artistike
-Numri i shfaqjeve të parashikuara të veprës artistike
-Salla e parashikuar: Teatri Kombetar salla ”Kadri Roshi”, “Turbina” salla e vogel dhe “Turbina” salla e madhe.
-Sinopsi i veprës artistike
-Stafi krijues dhe interpretues
Faleminderit!
Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *