Njoftime

NJOFTIM

NJOFTIM

Teatri Kombëtar ju bën me dije se prej datës 10.01.2019 do të ushtrojë rolin e koordinatorit për menaxhimin e kalendarit të aktiviteteve artistike dhe dhënien me qëra të sallave/ambienteve në Qendrën Kombëtare Kulturore Skena e Re, “arTurbina”.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke filluar nga dita e sotme deri në 31 Janar 2019, për periudhën Shkurt- Qershor 2019 sipas formatit të mëposhtëm :
Aplikimi për marrje me qera të ambienteve
Të gjitha Institucionet/subjektet që kërkojnë të përdorin ambientet e godinës arTurbina duhet të:
1. Bëjnë një kërkesë zyrtare pranë Teatrit Kombëtar ose të dërgojnë një e-mail zyrtar në adresën: info@teatrikombetar.gov.al
2. Në shkresë ose e-mail duhet të përshkruhet:
a. Subjekti që kërkon të zhvillojë aktivitetin
b. Aktiviteti për të cilën kërkohet përdorimi i ambientit te arTurbinës(përshkrimi dhe programi aktivitetit).
c. Ambienti që kërkohet me qera
d. Datat e zhvillimit të aktivitetit.
e. Orari i zhvillimit të aktivitetit.
f. Të dhëna nëse aktiviteti është projekt i financuar apo mbështetur nga Ministria e Kulturës.
g. Të dhëna të tjera të rëndësishme
Shënim: Prioritet në kalendarin artistik tek Skena e Re arTurbina do të kenë produksionet e Teatrit Kombëtar, Institucionet e tjera publike të artit dhe kulturës si dhe aktivitet teatrore të skenës së pavarur.
Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *