NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Nr. 726 Prot. Tiranë, më 24. 08.2023
Njoftim për vende të lira pune
Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, ndryshuar me Urdhër nr.139 prot, datë 01.09.2016, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “ Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë në pozicionin:
Ndihmës Mjeshtër i Mekanikes Skenike
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në realizimin e dekoreve artistike teatrore dhe kerkesat e veçanta si me poshtë :
Kerkesa te veçanta per kandidatet
- Të ketë Arsim Profesional /Mesëm te Përgjithshëm të shoqëruar me dokumentin ligjor përkates
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet si teknik dekoresh ose eksperienca të tjera në mirëmbajtjen dhe administrimin e ambjenteve skenike
- Të zotëroje diplome ose çertefikate kualifikimi në fusha si ndriçues, mekanik, hidraulik etj.
- Të jetë korrekt për të marrë përgjegjësi në punën për mirëmbajtjen e Godinës së TK
- Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi për të punuar në grup.
Paga e pozicionit: është në kategorinë me Klasa VIII- page bazë 46.300 leke plus 1% të pagës baze për çdo vit vjetërsie, plus shkalla e veshtiresise ne pune.
Paraqitja e dokumentave:
Aplikimi fillon në datë 25.08.2023 dhe përfundon më datë 14.09.2023 ora 16.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit. Aplikanti do të dorzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtarë adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri” ( ArTurbina) Tiranë” cel. 042 22 89 33, (në sekretarinë e T.K) këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
- Curriculum vitae.
- Fotokopje e një dokumenti identifikimi.
- Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara.
- Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
- Fotokopje të librezës së punës.
- Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendbanimit.
- Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
- Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.
KONKURIMI: Është i hapur
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar www.teatrikombetar.gov.al
DREJTORIA E TEATRIT KOMBËTAR