Teatri Kombëtar

TEATRI  KOMBȄTAR

DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

Nr. 1074 Prot.                                                                         Tiranë, më  19. 12. 2023

Njoftim për vende të lira pune

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, ndryshuar me Urdhër nr.139 prot, datë 01.09.2016, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë në pozicionin:

                  BILETASHITËSE

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i Kodit të Punës dhe Kodit të

Etikës, si dhe kërkesat e veçanta si më poshtë :

Kerkesa te veçanta per kandidatet

  • Të ketë Arsim Profesional ekonomik /të Mesëm te Përgjithshëm të shoqëruar me dokumentin ligjor përkates, prioritet ka kandidati me arsim të lartë
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet në këtë fushë, nëse kandidati ka shkollën e mesme.
  • Kandidati duhet te jetë i gjinisë femër dhe jo më shumë se 40 vjeç
  • Të jetë korrekt për të marrë përgjegjësi në marrëdhënie me publikun dhe stafin e TK
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi me spektatorin .
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të huaj të komunitetit europian.
  • Të ketë njohje mbi  kompjuterin në programet bazë,

Paga e pozicionit: është në kategorinë  me Klasa II- page bazë 41.000 leke plus 1% të pagës baze për çdo vit vjetërsie, plus 6000 lekë nga shkalla e veshtiresise ne pune.

Paraqitja e dokumentave:

Aplikimi fillon në datë 20.12.2023 dhe përfundon më datë 09.01.2024 ora 16.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit. Aplikanti do të dorzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtarë adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri” ( ArTurbina) Tiranë” cel. 042 22 89 33, (në sekretarinë e T.K)  këto dokumenta:

  • Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
  • Curriculum vitae.
  • Fotokopje e një dokumenti  identifikimi.
  • Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara.
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
  • Një  numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendbanimit.
  • Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
  • Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

KONKURIMI:  Është i hapur

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al