Teatri Kombëtar

NJOFTIM  PËR  VENDE  TË  LIRA  PUNE

Në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar”, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë, në pozicionin:

SPECIALIST I MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN , MARRËDHËNIET ME JASHTË

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë i ligjeve në fushën e mediave audiovizuale dhe  atë të shkruar etj. dhe kërkesat e veçanta si më poshtë :                                                                           

KËRKESA  TË  VEÇANTA  PËR  KANDIDATËT

  • Të ketë Diplomë Universitare në Degën Gazetari – Komunikim/ Marrëdhënie Ndërkombëtare/Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
  • Të ketë  përvojë pune mbi mbi 3 vjet si gazetar/e, apo si specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë.
  • Të jetë domosdoshmërisht njohës/e i/e mirë i gjuhës angleze, por dhe gjuhëve të tjera
  • Të  ketë njohuri të mira kompjuterike
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.

Paga e pozicionit: është në kategorinë IV-a (70 000 lekë +2% të pagës së grupit për çdo vit vjetërsie).

PARAQITJA  E  DOKUMENTAVE:

Aplikimi fillon në datë 04.04.2024 dhe përfundon më datë 24.04.2023 ora 16.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit. Aplikanti do të dorzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtarë adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri” ( ArTurbina) Tiranë” cel. 042 22 89 33, (në sekretarinë e T.K) këto dokumenta:

  • Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
  • Curriculum vitae
  • Fotokopje e një dokumenti identifikimi
  • Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Dëshmi të gjendjes gjyqësore.
  • Një  numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
  • Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
  • Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

KONKURIMI:   Është i hapur

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al