Teatri Kombëtar

Nr.578 Prot.                                                                                  Tiranë, më 27. 05.2024

NJOFTIM PËR VENDE VAKANTE NË TEATRIN KOMBËTAR

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:

GRAPHIC DESIGNER / IT

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në fushën e grafikës, dizajnit dhe imazhit, fotografisë dhe vidio montazhit, të njohë  Kodin e Punës dhe Kodin e Etikës në Administratën Publike, si dhe  kërkesat e veçanta si më poshtë :                                                                          

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

  • Të ketë kryer studimet për Arte, në degët e studimit Pikturë, Grafik, Skenografi, të vërtetuara me diplomën përkatëse.
  • Të ketë njohuri  të programeve  kompjuterike dhe specifikisht në Grafik-Designer
  • Të ketë aftësi për Fotografi dhe Vidio – Montazhe
  • Preferohet kandidati me njohje në fushën e IT.
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të huaj të Komunitetit Europian.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.

Paga e pozicionit: është në kategorinë  IV/ 2, paga bazë  70 000 lekë + 1% të pagës bazë për çdo vit të vjetërsisë në punë.

Komisioni vendosi që të bëjë shpalljen e Vendit Vakant në datën 27 Maj 2024.

  1. Aplikimi fillon në datë 28.05.2024 dhe përfundon më datë 17.06.2024 ora 16.00. Pesë ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit.
  2. Aplikanti do të dorzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtar, në adresën: Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri”, Godina “ArTurbina”, Tiranë”.

DOKUMENTAT E KËRKUARA:

  • Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
  • Curriculum vitae
  • Fotokopje e një dokumenti  identifikimi
  • Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
  • Një  numër telefoni si dhe adresa e plotë të vendbanimit
  • Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit, duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
  • Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.

KONKURIMI:  Është i hapur

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al

KOMISIONI  I  HARTIMIT  TË DOKUMENTACIONIT DHE VLERËSIMIN E KANDIDATËVE  APLIKUES  PËR  VËNDET  VAKANTE