NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
TEATRI KOMBËTAR
DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
Nr. 858 Prot. Tiranë, më 17. 09.2024
NJOFTIM PËR VENDE VAKANTE NË TEATRIN KOMBËTAR
Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “ Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:
SPECIALIST JURIST
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në fushën e Drejtësisë, të njohë Kodin e Punës dhe Kodin e Etikës në Administratën Publike, si dhe kërkesat e veçanta si më poshtë :
KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT
- Të ketë Diplomë Universitare për Drejtësi.
- Të ketë përvojë pune si jurist mbi 5 vite..
- Të ketë përvojë ose trajnime për Prokurimet Publike.
- Të jetë njohës të mirë të gjuhës angleze, por dhe e gjuhëve të tjera.
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike.
- Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.
- Paga e pozicionit: është në kategorinë IV/ 2, paga bazë 80 000 lekë , + shtesa e pagës grupit, + shtesa për vjetërsinë në punë, në përputhje të VKM Nr. 325, datë 31.05.2023.
- Aplikimi fillon në datë 18.09.2024 dhe përfundon më datë 08.10.2024 ora 16.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit.
- Aplikanti do të dorëzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtar, në adresën: Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri”, Godina “ArTurbina”, Tiranë”.
DOKUMENTAT E KËRKUARA:
- Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
- Curriculum vitae
- Fotokopje e një dokumenti identifikimi
- Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
- Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
- Fotokopje të librezës së punës.
- Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresa e plotë të vendbanimit
- Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit, duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
- Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.
KONKURIMI: Është i hapur
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar www.teatrikombetar.gov.al
KOMISIONI I HARTIMIT TË DOKUMENTACIONIT DHE VLERËSIMIN E KANDIDATËVE APLIKUES PËR VËNDET VAKANTE