NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
TEATRI KOMBËTAR
DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
Nr. 885 prot. Tiranë, më 26. 09.2024
NJOFTIM PËR VENDE VAKANTE NË TEATRIN KOMBËTAR
Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “ Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:
TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në realizimin e dekoreve artistike teatrore dhe kërkesat e veçanta si me poshtë :
Kërkesa të veçanta për kandidatët
- Të ketë Arsim Profesional ose të Mesëm të Përgjithshëm
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet. Kanë avantazh eksperiencat si teknikë dekoresh.
- Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi për të punuar në grup.
Paga e pozicionit: është në kategorinë me Klasa V- page bazë 43 000 lekë, plus 1% të pagës bazë për çdo vit vjetërsie, plus 11 500 lekë nga shkalla e vështirësisë në punë, plus 4000 lekë për punë të veçantë, në përputhje të VKM Nr. 326, datë 31.05.2023.
- Aplikimi fillon në datë 27.09.2024 dhe përfundon më datë 17.10.2024 ora 16.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit.
- Aplikanti do të dorzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtar, në adresën: Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri”, Godina “ArTurbina”, Tiranë”.
DOKUMENTAT E KËRKUARA:
- Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
- Curriculum vitae
- Fotokopje e një dokumenti identifikimi
- Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
- Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
- Fotokopje të librezës së punës.
- Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresa e plotë të vendbanimit
- Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit, duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
- Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
KONKURIMI: Është i hapur
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar www.teatrikombetar.gov.al
KOMISIONI I HARTIMIT TË DOKUMENTACIONIT DHE VLERËSIMIN E KANDIDATËVE APLIKUES PËR VËNDET VAKANTE