NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Nr.70 Prot. Tiranë, më 16.01.2025
NJOFTIM PËR VEND VAKANT NË TEATRIN KOMBËTAR
Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit Nr.90 datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore”, Ligjit Nr.9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20 të Ligjit Nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:
B I L E T A S H I T Ë S E
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, të njohë Kodin e Punës dhe Kodin e Etikës në Administratën Publike, si dhe kërkesat e veçanta si më poshtë:
KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT
- Të ketë kryer minimalisht arsimin e Mesëm të Përgjithshëm ose Arsimin Profesional Ekonomik, të vërtetuara me diplomën përkatëse.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi me spektatorin, si dhe për të punuar në grup.
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.
- Të menaxhojë me përpikmëri, pa mbivendosje, vendet e publikut në Sallë.
- Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
- Të jetë korrekt dhe të marrë përgjegjësi në marrëdhënie me publikun dhe stafin e TK
- Të ketë njohuri të një gjuhë të huaj të Komunitetit Europian
- Të ketë njohje mbi Programet bazë të kompjuterit
Paga e pozicionit: është në kategorinë -II-, paga bazë 41 000 lekë + 1% të pagës bazë për çdo vit vjetërsie, plus 6000 Lekë nga shkalla e vështirësisë në punë dhe 4000 Lekë për natyrë të veçantë pune.
- Komisioni vendosi që të bëjë shpalljen e Vendit Vakant në datën 16 Janar 2025.
- Aplikimi fillon në datë 16.01.2025 dhe përfundon më datë 06.02.2025 ora 16:00.
- Aplikanti do të dorëzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtar, në adresën: Teatri Kombëtar, Rr: “Sami Frashëri”, Godina “ArTurbina”, Tiranë”.
DOKUMENTAT E KËRKUARA:
- Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
- Curriculum vitae
- Fotokopje e një dokumenti identifikimi
- Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
- Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
- Fotokopje të librezës së punës.
- Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresa e plotë të vendbanimit
- Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit, duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
- Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.
KONKURIMI: Është i hapur
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund t‘i gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar www.teatrikombetar.gov.al