Teatri Kombëtar

Nr.270 Prot.                                                                                 Tiranë, më 21.02.2025

Lënda:       Njoftim për vende të lira pune

                                  

 Të nderuar,

 Teatri Kombëtar , dërgon në faqen e saj zyrtare www.teatrikombetar.gov.al njoftimin për vende t lira pune.

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit Nr.90 datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore”, Ligjit Nr.9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20 të Ligjit Nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              

“REGJISOR”

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, të njohë  Kodin e Punës dhe Kodin e Etikës në Administratën Publike, si dhe  kërkesat e veçanta si më poshtë:                                                                          

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

  • Të jetë diplomuar dhe të ketë arsimin e lartë përkatës, dega Regji
  • Të ketë eksperiencë punë mbi 5 (pesë) vjet me projekte artistike, në cilësinë e regjisorit
  • Të ketë aftësinë për të kuruar dhe drejtuar një larmishmëri shfaqjesh teatrore, duke përfshirë vepra klasike dhe bashkëkohore
  • Të ketë aftësi për të zhvilluar dhe zbatuar strategji afatshkurttra dhe afatgjata të cilat përmirësojnë reputacionin e teatrit dhe afrojnë audiencën
  • Të ketë përvojë në projekte artistike me institucione të rëndësishme të artit, brenda dhe/ose jashtë vendit.
  • Preferohet që kandidati të jetë vlerësuar me çmime të ndryshmë brenda dhe/ose jashtë vendit
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese verbale dhe me shkrim       
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratë publike
  • Të ketë njohuri në të paktën një gjuhë të huaj të Bashkimit Europian
  • Të ketë njohje mbi Programet bazë të kompjuterit

Paga e pozicionit: është në kategorinë I me pagë bazë151.000 leke të, plus 6000 Lekë nga shkalla e vështirësisë në punë dhe shtesa e vjetërsisë.

  • Komisioni vendosi që të bëjë shpalljen e Vendit Vakant në datën 24.02.2025.
  • Aplikimi fillon në datë 24.02.2025 dhe përfundon më datë 17.03.2025 ora 16:00.
  • Aplikanti do të dorëzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtar, në adresën: Teatri Kombëtar, Rr: “Sami Frashëri”, Godina “ArTurbina”, Tiranë”.

DOKUMENTAT E KËRKUARA:

  • Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
  • Curriculum vitae
  • Fotokopje e një dokumenti identifikimi
  • Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
  • Një  numër telefoni si dhe adresa e plotë të vendbanimit
  • Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit, duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
  • Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.

KONKURIMI:  Është i hapur.

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund t‘i gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al

KOMISIONI  I  HARTIMIT  TË DOKUMENTACIONIT DHE VLERËSIMIN E KANDIDATËVE  APLIKUES  PËR  VËNDET  VAKANTE