Teatri Kombëtar

Nr. 706 Prot.                                                                                 Tiranë, më 23.07.2025

Lënda:       Njoftim për vende të lira pune

                                  

 Të nderuar,

 Teatri Kombëtar , dërgon në faqen e saj zyrtare www.teatrikombetar.gov.al njoftimin për vende t lira pune.

                                       

SPECIALIST MARKETING

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, të njohë  Kodin e Punës dhe Kodin e Etikës në Administratën Publike, si dhe  kërkesat e veçanta si më poshtë:                                                                          

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT.

  • Të ketë Diplomë Universitare në Degën Menaxhim Biznes/Ekonomik/Marketing/ Menaxhim Arti.
  • Të ketë  përvojë pune, preferohen kandidatë me mbi 5 vjet pune në marketing.
  • Të jetë domosdoshmërisht njohës i/e mirë e gjuhës anglezë, por dhe e gjuheve të tjera.
  • Të  ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.
  • Të ketë njohje mbi Programet kompjuterike në ketë fushë si dhe rrjetet sociale.

Paga e pozicionit: është në kategorinë IV-2 paga bazë  mujore 80.000 lekë

Komisioni vendosi që të bëjë shpalljen e Vendit Vakant në datën 23.07.2025

  • Aplikimi fillon në datë 23.07.2025  dhe përfundon më datë 21.08.2025 ora 16:00.
  • Aplikanti do të dorëzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtar, në adresën: Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri”, Godina “ArTurbina”, Tiranë”.

DOKUMENTAT E KËRKUARA:

  • Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
  • Curriculum vitae
  • Fotokopje e një dokumenti identifikimi
  • Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
  • Një  numër telefoni si dhe adresa e plotë të vendbanimit
  • Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit, duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
  • Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.

KONKURIMI:  Është i hapur

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al

KOMISIONI  I  HARTIMIT  TË DOKUMENTACIONIT DHE VLERËSIMIN E KANDIDATËVE  APLIKUES  PËR  VËNDET  VAKANTE PRANË TEATRIT KOMBËTAR.