Njoftime

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Njoftim për vende të lira pune

 

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:

 

Drejtor i Prodhimit

 

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë i ligjeve në fushën e marketingut  dhe  kerkesat e veçanta si më poshtë :

 

Kerkesa te veçanta per kandidatet

 

  • Të ketë Diplomë Universitare Administrim/ Menaxhim Biznesi, Universitetin e Arteve/ Dega Skenografi, Pikturë & Skulpturë, Regjisurë, Arkitekturë (Arkitekt Skene)
  • Të ketë përvojë pune mbi 3 vjet në menaxhimin e produksioneve teatrale.
  • Të ketë njohuri bazë të programeve kompjuterike.
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup,
  • Të ketë njohuri në një gjuhë të komunitetit europian.

 

 

Paga e pozicionit: është në kategorinë  III-a  (80.800 lekë +1%) të pagës së grupit  për çdo vit vjetërsie).

Paraqitja e dokumentave:

  • Kërkesë me shkrim per pozicionin e punes se shpallur
  • Curriculum vitae
  • Fotokopje e një dokumenti identifikimi
  • Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Deshmi e gjëndjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
  • Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
  • Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

 

Aplikimi fillon në datë 27.04.2021 dhe përfundon më datë 17.05.2021 ora 14.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit.

Aplikanti do të dorzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtarë adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri” ( ArTurbina) Tiranë” cel. 042 22 89 33, (në sekretarinë e T.K)  këto dokumenta:

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.

 

KONKURIMI:  Është i hapur

 

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al

Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *