Teatri Kombëtar

TEATRI  KOMBȄTAR

Njoftim për vende të lira pune

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, ndryshuar me Urdhër nr.139 prot, datë 01.09.2016, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë në pozicionin:

Specialist i Skenës

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë i administratës dhe menaxhimit të produksioneve artistike, si dhe kerkesat e veçanta në vijim:

Kerkesa te veçanta per kandidatet

  • Të jetë i pajisur me diplomën e shkollës së Lartë në Arte Skenike ose në Shkenca Administrative, të shoqëruar me dokumentin ligjor përkatës
  • Të ketë eksperiencë pune mbi tre vjet, në menaxhimin produksioneve artistike.
  • Të ketë aftësi organizative me stafin dhe ndërveprues në shfaqjet artistike.
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të huaj në një nga vendet e BE.
  • Të ketë njohuri të programeve kompjuterike word, exel, etj.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe për të punuar në grup.

Paga e pozicionit: është në kategorinë IV-a, page bazë 49 000 leke plus 1% të pagës baze për çdo vit vjetërsie, plus 40% shkalla e veshtiresise në pune.

Paraqitja e dokumentave:

Aplikimi fillon në datë 22.06.2021 dhe përfundon më datë 12.07.2021 ora 15.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit. Aplikanti do të dorzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtarë adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri”                  ( ArTurbina) Tiranë” cel. 042 22 89 33, (në sekretarinë e T.K)  këto dokumenta:

  • Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
  • Curriculum vitae
  • Fotokopje e një dokumenti identifikimi
  • Fotokopje e diplomës të arsimit përkatës
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Deshmi e gjëndjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
  • Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.

KONKURIMI:  Është i hapur

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al

KOMISIONI I HARTIMIT TË DOKUMENTACIONIT DHE VLERËSIMIN E KANDIDATËVE APLIKUES PËR VËNDET VAKANTE

DREJTORIA E TEATRIT KOMBËTAR