Teatri Kombëtar

Njoftim për vende të lira pune

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:

Mjeshtër i Skenës

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë i ligjeve në fushën e marketingut  dhe  kerkesat e veçanta si më poshtë :                                                                          

Kerkesa te veçanta per kandidatet

  • Të ketë arsimin e mesëm profesional mekanik, apo të tjera brenda fushës së mekanikës.
  • Të ketë  përvojë pune mbi mbi 3 vjet si saldator, hidraulik dhe teknik mirëmbajtje të pajisjeve të skenës.
  • Të ketë njohuri  shumë të mira të  vizatimin teknik, zbërthimin në detaje të vizatimeve.
  • Të njohë makineritë dhe mjete të tjera që kanë të bëjnë me realizimin e dekorit me konstruksion metalik, të njohë edhe materialet që kanë të bëjnë me drurin, etj.
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe i aftë për të punuar në grup.

Paga e pozicionit: është në kategorinë  IX, (39 800 lekë +1%) të pagës së grupit  për çdo vit vjetërsie).

Paraqitja e dokumentave:

Aplikimi fillon në datë 24.02.2021 dhe përfundon më datë 16.03.2021 ora 14.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit. Aplikanti do të dorzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtarë adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri” ( ArTurbina) Tiranë” cel. 042 22 89 33, (në sekretarinë e T.K)  këto dokumenta:

  • Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
  • Curriculum vitae
  • Fotokopje e një dokumenti  identifikimi
  • Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
  • Një  numër telefoni si dhe adresa e plotë të vendbanimit.
  • Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.

KONKURIMI:  Është i hapur

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al