Njoftime

Njoftim për vende të lira pune

Njoftim për vende të lira pune

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, ndryshuar me Urdhër nr.139 prot, datë 01.09.2016, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë në pozicionin:

 

Teknik skene/drejtues mjeti ( teknik e mesem i specialiteteve të ndryshme)

 

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në realizimin e dekoreve artistike teatrore dhe kerkesat e veçanta si me poshtë :

 

Kerkesa te veçanta per kandidatet

 

  • Të ketë Arsim Professional/Mesem te Pergjitheshem dhe dokument ligjor
  • Të jetë i gjinisë mashkullore dhe nën moshën 35 vjeç
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet si teknik dekoresh ose dhe eksperienca ne realizime dekoresh ne institucione kulturore.
  • Të zotëroje patenten e drejtuesit të klasit B2/1 (mikrobus 5-8 vënde)
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe për të punuar në grup.

 

Paga e pozicionit: është në kategorinë  me Klasa VI- page bazë 35.250 leke plus 1% të pagës baze për çdo vit vjetërsie, plus shkalla e veshtiresise ne pune.

Paraqitja e dokumentave:

Kandidati duhet të paraqesë brënda datës 12.03.2018, ora 16.00, ne adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Seramedin Toptani” ( Pranë Ministrisë së Brëndëshme) Tiranë” Tel. 042 22 89 33, (në sekretarinë e T.K)  këto dokumenta:

  • Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
  • Curriculum vitae
  • Fotokopje e një dokumenti identifikimi
  • Fotokopje e diplomës të arsimit përkatës
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Deshmi e gjëndjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
  • Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’ kualifikim te kandidatit.

 

KONKURIMI:  Është i hapur

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al

 

DREJTORIA E TEATRIT KOMBETAR

 

Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *