Njoftime

NJOFTIM

NJOFTIM

Njoftim për vende të lira pune

 

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (një) vënd të lirë, në pozicionin:

 

Ndihmës Mjeshtër Dekori

 

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë i ligjeve në fushën e dekorit të skenës  dhe  kërkesat e veçanta si më poshtë :

 

Kërkesa të veçanta për kandidatët

 

  • Të ketë arsim te Mesem Druri / te Përgjithshëm dhe dokument ligjor që ka ushtruar këtë profesion.
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet si marangoz, si dhe eksperienca ne realizime dekoresh ne institucione kulturore.
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.

 

 

Paga e pozicionit: është në kategorinë  IX, (38 800 lekë +1%) të pagës së grupit  për çdo vit vjetërsie).

 

Paraqitja e dokumentave:

Aplikimi fillon në datë 24.02.2021 dhe përfundon më datë 16.03.2021 ora 14.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit. Aplikanti do të dorzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtarë adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri” (ArTurbina) Tiranë” cel. 042 22 89 33, (në sekretarinë e T.K)  këto dokumenta:

  • Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
  • Curriculum vitae
  • Fotokopje e një dokumenti identifikimi
  • Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresa e plotë të vendbanimit
  • Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.

 

KONKURIMI:  Është i hapur

 

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al

 

 

 

                                                            DREJTORIA E TEATRIT KOMBETAR

Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *