“EQUUS”

 ‘’Equus ‘’ është një ndër veprat me kontraversale të dramaturgut Petter Shaffer (1926-2016)
Ky shkrimtar me veprat e tij komplekse ,hyri në gamën e shkrimtarëve klasik, kur ishte ende gjallë.Shaffer, i frymëzuar nga një histori e vërtetë shkruan këtë vepër në vitin 1973. Drama për herë të parë u vendos në Londër në vitin 1974,dhe fitoi çmimin « Tony Award »për shfaqjen më të mirë dhe menjëherë pas kësaj, shfaqja u vendos më shumë se 1000 (njëmijë)herë në Broadway.
‘’Equus’’ ,është udhetimi i mëndjes së një djaloshi ,i cili me një çengel , verbon gjashtë kuaj.Historia flet për marrëdhënien e një psikiatri me pacientin e tij adoleshent ,i cili pasionin e tij për kuajt e tregon me verbimin e tyre.
Fokusi i veprës bie mbi një shtatëmbëdhjetë vjeçar, Alan Strang dhe Martin Dysard,psikiatër i moshës së mesme i cili pranon ta kurojë atë.
Gradualisht,ai zbulon arsyet,të cilat shtynë djalin të kryejë krimin.
Doktori ,sa më shumë i afrohet pacientit dhe kupton motivet e tij ,aq më shumë, shqetësohet se si duhet të sillet me Alanin dhe ‘’botën e tij të brendëshme’’ të cilën ,djali e ka krijuar në kokën e tij ,duke vënë në pikëpyetje motivin profesional ,madje, edhe vetë ekzistecën e tij.
Nëpërmjet raportit me fenë ,Alani ,krijon Perëndinë e tij ‘’Equus’’ dhe ritualin personal.
Magjepsjen e tij për të mbinatyrshmen ,ai e ngatërron me tërheqjen seksuale .Konfunzioni i tij, i lë hapësirë pyetjeve mbi marrëdhënien në mes vlerës personale dhe normave shoqërore.
Shfaqja vjen në formën e një trilleri psikollogjik ,(histori hetimi)ndërthurur me elemente të thellë humori.
‘’Equus’’ ngre dilemën- Cfarë është normale ?
A duhet ti edukojmë fëmijët për të qënë normal ????
Humori ,imazhet e forta,dhe mjetet dramatike përcjellin qartë tema të rëndësishme,si dhe theksojnë qëndrimin ndaj çështjeve për të cilat kjo shfaqje flet :mungesa qytetarisë ,morali i rremë,erotizmi,fashizmit të të gjitha ideologjive,pandjeshmëria e shoqerisë ndaj të ndryshmes.
Vetë Shaffer, ka shkruar skenarin e filmit me të njëjtin titull ,bazuar mbi veprën dramatike.

poster EQUUS

Edin Mustafic (i njohur me emrin Dino Mustafic) u diplomua në Akademinë e Arteve Skenike në Sarajevë, dega e regjisë. Ndërsa degën e letersisë e ka mbaruar në Universitetin e Filozofisë ne Sarajevë .
Ai ka ushtruar profesionin e tij si regjisor në shumë teatro dhe vende të ndryshme si: Paris, Sofje, Bratislave, Beograd, Rieka, Trieste, Split, Maribor, Nova Gorica, Cetinje, Zagreb, Ljubljana, Shkup, Prishtinë, Podgoricë etj.
Shfaqjet e tij kanë depërtuar në Amerikë, Afrikë, Azi dhe janë luajtur në gjuhë të ndryshme, kanë marr çmime të ndryshme nëpër festivale kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në vende si: Mexico City, Kairo, Alexsandria, Rome, Firence, Venecia, Madrid, Frangfurt, Minhen, Bogota, Bratislave, Olso, Viena, Toronto, Gvadalahara, Paris, Nica, Londër, Stokholm, Stamboll, Sibi, Varna, Vratsa, Blagoevgrad, San Jose, Budva, Rijeka, Udine, Zagreb, Novi Sad, Subotica, Niksic, Beograd, Ljubljana, Shkup, Bursa, Modena, Solun, Skien,Ulan Bator, Kisinjev etj.
Shfaqja “ Nata e Helverit” e cila u luajt në teatrin e “Komerngo 55” hyri në historinë e teatrit boshnjak. Kjo shfaqje ka marrë 23 çmime në rangun ndërkombëtar dhe renditet si një prej shfaqjeve që ka marrë më shumë çmime.
Ai ka bërë regjinë e më shumë se 70 pjesëve teatrale, të shkrimtarëve klasik dhe bashkohor, si regjisor filmi, ai ka bërë shumë filma dokumentar, me të cilët ai mori pjesë në festivale të filmave dokumentar të njohur dhe me filma me metrazh të gjatë.
“ Remake” premier botërore në Roterdam film festival 2003. Është renditur si një ndër pesë filmat më të mirë të festivalit, pastaj është prezantuar në më shumë se 40 herë në festivale ndërkombëtare dhe ka marr cmime ne Minhen dhe San Francisco.
Nga janari 2003 deri në dhjetor të 2005 ka qënë drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Sarajevës. Është profesor në “ ASU” ( Akademia e Artit Skenik) dhe “SAFA” (Akademia e Filmit Sarajevë).
Ai ka qënë një ndër drejtuesit kryesor të festivalit të teatrit më të vjetër në rajon, festivalit ndërkombëtar “MESS” nga 1997-2016, të cilin e ka ribërë si festival me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij, mbas rrethimit të Sarajevës. Ai është themelues i teatrit “MESS” – skena MESS dhe “ MESS Dance Company”.
DINO MUSTAFIC
IMG-20170313-WA0030
IMG-20170313-WA0040
IMG-20170313-WA0015IMG-20170313-WA0019 IMG-20170313-WA0020 IMG-20170313-WA0023 IMG-20170313-WA0025 IMG-20170313-WA0027 IMG-20170313-WA0029 IMG-20170313-WA0032 IMG-20170313-WA0041 IMG-20170313-WA0042

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *