Rutinën e një fshati të largët do ta gjallëroje ardhja e papritur e një vizitori nga qyteti. Pas një keqkuptimi të lindur në facebook, jeta e tij dhe e të gjithë banorëve të fshatit do të marrë një kuptim tjetër. Një komedi keqkuptimesh dhe situatash… ku dhe ju do të bëheni #TAG.
Autor: Bashkim Hoxha, Regjia: Andia Xhunga, Skenograf: Genc Shkodrani, Kostumografe: Berina Kokona, Muzika: Agim Krajka, Sajmir Çili, Interpretojnë: Olta Daku, Gert Ferra, Indrit Çobani, Adelina Muça, Mehdi Malka, Naun Shundi, Ardian Cerga, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Artan Imami, Genti Deçka.