VDIQ MBRETI RROFTE MBRETI

Sinopsi i komedisë “Vdiq Mbreti,Rroftë Mbreti”
Gjithçka nis me një barsaletë me tre zarfe. “Në një institucion të rëndësishëm zëvendësohet drejtori. Ish- drejtori shkon te drejtori i ri dhe në momentin, që do të largohet i thotë: ‘Të kam lënë tre zarfe, kur të kesh vështirësi hapi njëri pas tjetrit me radhë’. Pas disa muajsh, kur drejtuesi nuk po ia dilte dot hapi zarfin dhe lexoi atë që shkruhej në të: ‘Hidhja fajin atij që ishte para teje’. Kështu drejtori aktual nisi të thotë se fajet i kishte drejtori paraardhës, që i la situatën në atë gjendje. Por, as me fajësimin e drejtorit të parë nuk zgjidh dot gjë. Prandaj, pas dy muajsh hap zarfin e dytë, në të cilin ishte shkruar: ‘Bëj një autokritik dhe shtyje dhe për pak kohë’.
Ndërsa, zarfi i tretë ishte për drejtorin që do të vinte! Autori është marrë vetëm me zarfin e parë, ku pas drejtuesit që është ndarë nga jeta, vendin e tij e zë një tjetër. Dramaturgu r e ka shkruar këtë vepër duke u nisur nga predispozita, që ky drejtues ka dëshirë për të bërë diçka. Por çfarë ndodh në vepër? “Ndodh që drejtuesi i parë, i cili është ndarë nga jeta e që tashmë ka mbetur veçse në një portret, ‘zbret’ nga portreti dhe i drejtohet drejtuesit aktual duke i thënë: ‘Unë për ty nuk kam vdekur!  Unë jam këtu i gjallë!”. I gjithë teksti i komedisë zhvillohet në këtë linjë, ku ish- drejtuesi vazhdon që të jetën nëpër këmbë dhe firmos e vepron kudo.Mardhënja e ish drejtorit me drejtorin e ri sjell edhe plot momente komike dhe te sikletshme pasi drejtori i ri eshte i vetmi qe e sheh ate.
 Nga kjo situatë përfitojnë, edhe ata që mbahen pas pushtetit me servilizëm,me paaftësi etj.Ne e kemi quajtur “Drama e Idealistit”.Njeriu i cili kërkon dhe dëshiron vërtetë të sjelle ndryshimin por përball “klimës” që ai gjen pas asaj dere lufta bëhet e ashpër dhe e pamundur.
E gjithë shfaqja është mbajtur në grotesk dhe gjuha e folur do të jetë ajo e simbolit.
Ju ftojmë të shohim historinë tonë…
Sokol Angjeli ne rolin e “SHEFI I RI”
Bujar Asqeriu ne rolin “AI”
Ola Harizaj ne rolin e “ANXHELES”
Dritan Boriçi ne rolin e “KLITIT
Raimonda Bulku ne rolin e “KLARES”
Klod Hoxha ne rolin e “ÇESKUT”
Devis Muka ne rolin e “VELIUT”
Klea Huta ne rolin e “INES”
As.Regjisore Ermela Ruri.
Kostumografe : Laedia Hajdari
Skenograf : Drini Shehu
Kompozitor : Elgit Doda
Autor : Ferdinand Hysi
Regjisore : Elma Doresi
26685657_10154963439207121_2003818444796612021_o
TKT_9649
TKT_9698
26685903_10154963438387121_3908835841142496108_o 26756253_10154963430622121_8812630888909301573_o 26758613_10154963430627121_7934926404087438799_o 26840761_10154963438492121_146636495396716419_o 26850285_10154963439527121_4012742692378929355_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *