Artan Imami

Aktor

Performances:

Biografi

Artan Imami kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot: Universiteti i Arteve), dega “dramë”, më 1983. Pas përfundimit të studimeve, ai u emërua si aktor në Teatrin Popullor dhe luajti aty disa role kryesore, deri në vitin 1996. Nga rolet e para, të cilat i dhanë sukses, ishte Petruçios në komedinë “Zbutja e Kryeneçes” nga Shekspiri, një rol, me të cilin u afirmua si aktor i mirëfilltë. Cilësinë më të lartë të aktrimit të tij e arriti me rolin e Stresit, te dramatizimi i novelës së Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën”. Në interpretimin e tij binte në sy qartësia e fjalës dhe logjika e veprimit. Z. Imami pati një periudhë shkëputje nga Teatri, por vitet larg tij nuk ia zbehën sharmin aktorit, i cili zbuste ‘kryeneçet’. Tanimë, që është rikthyer, ai është një nga aktorët e preferuar të regjisorëve, edhe pse duket se mendohet shumë mirë përpara se të pranojë rolet. Z. Imami ka punuar jo vetëm si aktor, por edhe si regjisor, ku mund të përmendim komedinë “Tango”, dramën “Mashtrimi”etj.

Contact:

info@arben.com