Biografi
Besmir Bitraku është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë, në vitin 2009, në klasën e Prof. Mario Ashikut dhe Prof. Altin Bashës. Ai ka interpretuar në Teatrin “Metropol”, Teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, Teatrin Kombëtar të Komedisë, Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Teatrin “Petro Marko” në Vlorë, pjesë e trupës permanente për 8 vite në Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ai ka marrë pjesë në shfaqjet “Rrethi prej tebeshiri”, “Nina”, “Playboy i trojeve tona”, “Romeo dhe Zhuljet”, “Dy dyzina me trëndafila të kuqerremtë”, “Stjuardesa”, “Heronjtë e viagrave”, “Ëndrra e një nate vere”, “Arlekini shërbëtor i dy zotërinjve”, “Kasollja e vogël”, “Të jesh a të mos jesh i ndershëm”, “Loja e dashurisë dhe rastësisë”, “Vanja, Sonja, Masha dhe Spike”, “Elektra”, “Perëndeshë e bukurisë”, “Spiuni i Ballkanit”, “Sonte do të luajmë pa tekst”, “Mallkimi i fukarenjve”, “Ferma e kafshëve”, “Askushi”, “Ylli pa emër”, “Lojëra pas drekës”, “Çifti i çuditshëm”, “Frankejnshtajn”, “At Sergi”, “Tag”, “Vizita e inspektorit”, “Inspektori”. “Opera për 3 grosh”. Që nga viti 2020, ai është pjesë e Teatrit Kombëtar.