Dritan Boriçi

Aktor

Performances:

Biografi

Dritan Boriçi u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura më 1994 në klasën e Prof. Timo Flloko. Ai ka interpretuar në Teatrin “Bylis” të qytetit të Fierit, Teatrin “Migjeni” në Shkodër, Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës, si dhe Teatrin “Princi i Vogël”. Ndër disa nga rolet e tij teatrale janë Raskolnilovi tek “Krim e Ndëshkim” nga Fjodor Dostojevski, Gjon Zaveri te “Pse” nga Sterjo Spase, Gjenerali tek “Shtegtim nëpër ankth” nga Ismail Kadare, Zhani tek “Zonjusha Zhuli” nga August Strindberg, Karandishevi nga “Vajza pa prikë” nga Ostrovski. Mirushi tek “Trokitje në dyert e dhimbjes” nga Serafin Fanku, monodramën “Legjenda e Pianistit mbi oqean” nga Aleksandër Bariko etj . Dritan Boriçi është pjesë e trupës artistike të Teatri Kombëtar që nga viti 2002. Disa nga rolet e tij më të rëndësishëm në Teatrin Kombëtar janë: Treplev tek “Pulëbardha” nga Anton Çehov, Astrov tek “Xhaxha Vanja” nga Anton Çehov, Lordi Safolk tek “Henri VI” nga Uilliam Shekspir, “Ëndrra e një nate vere” nga Shekspir, Hans Berger tek “Gruaja në dritare nga Arta Arifaj, Djaloshi tek “Gjashtë personazhe kërkojnë autor” nga Luixhi Pirandelo, Rikardo Veri tek “Sonte do të luajmë pa tekst” nga Luixhi Pirandelo

Contact:

info@dritan.com