Helidon Fino

Aktor

Performances:

Biografi

Helidon Fino u diplomua në vitin 1991 në Akademinë e Arteve (sot: Universiteti i Arteve) në Tiranë, dega “aktrim”. Prej mbi dy dekadash me aktivitet artistik në skenën e Teatrit Kombëtar, aktori Helidon Fino sot është një nga emrat e vlerësuar për kontributin e tij në jetën artistike. Me role dhe personazhe nga më të ndryshmit, ai është vlerësuar jo vetëm nga publiku, por dhe nga kritika. Ka shkëlqyer me interpretimet e tij në vepra si: “Berberi i Seviljes”, “Borgjezi fisnik”, “I dashur armik”, “Kopraci”, “Kapitulli i dytë”, “Përtej Kufinjve”, “Parate”, “Bar Kafe”, “Pharmakon”, “Në kerkim te kujt”, “Kënaqësitë e tradhtisë”, “O sa mirë”, “Edipi Mbret”, “Ëndrra e një nate vere”, “Drejt perëndimit” , “Kreditorët”, “Vrasja e Maratit”, “Zbutja e kryeneçes”, “Frankenshtain”, “Ëngjëjt e Amerikës” etj.

Contact:

info@teatrikombetar.gov.al